Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë

Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vërtet unë jam një njeri që, kur dëgjoja ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ, Allahu më bëri dobi aq sa donte që unë të përfitoja prej tij. Kur ndonjëri nga sahabët më transmetonte ndonjë hadith, unë i kërkoja atij të betohej. Kur ai betohej, unë i besoja. Ebu Bekri më tregoi një hadith, ndërkohë Ebu Bekri tha të vërtetën, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë." Pastaj lexoi këtë ajet: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Ali Imran, 135)

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se, nëse një njeri bën një mëkat, pastaj merr abdes mirë, e pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, me qëllim që të pendohet për këtë mëkat të tijin, e më pas i kërkon falje Allahut, Allahu do ta falë atë me siguri. Pastaj Profeti ﷺ e lexoi fjalën e Allahut të Lartësuar: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Ali Imran, 135)

فوائد الحديث

Inkurajimi për të falur namaz e pastaj kërkimi i faljes (istigfarit) pas mëkatit.

Falja e gjerë e Allahut të Lartmadhëruar dhe se Ai e pranon pendimin e kërkimfaljen.

التصنيفات

Pendimi