إعدادات العرض
Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër
Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër
Kajs ibn Asimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."
[Ky hadith është sahih]
الترجمة
ar en my sv cs gu yo nl ur id ug bn tr si hi vi ha sw ps as prs ky lt rw ne ml te bs kn ku ro so sr uk wo tl mos ta az fa ka zh hu pt de ru mk bm mg omالشرح
Kajs ibn Asimi vajti te Profeti ﷺ dhe dëshironte të konvertohej në Islam, kështu që Profeti ﷺ e urdhëroi që të lahej me ujë dhe pemë të sidrit; sepse gjethet e saj përdoren për pastrim dhe kanë erë të mirë.فوائد الحديث
Ligjshmëria që jomuslimani të marrë gusël (të lahet tërësisht) kur të hyjë në Islam.
Islami e nderon dhe kujdeset për trupin dhe shpirtin bashkërisht.
Përzierja e ujit me gjëra të pastra nuk ia largon atij cilësinë e të qenit i pastër.
Pastruesit modernë, bie fjala, sapuni e të ngjashëm, e zënë vendin e sidrit.