“Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët

“Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët

Ebu Abdullah Xhedeliu transmeton se e ka pyetur Aishen, nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për moralin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, me ç'rast ajo tha: “Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët."

[Sahih] [Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi]

الشرح

Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u pyet për moralin e Profetit ﷺ, me ç'rast tha: "Ai nuk ishte pa drojë apo i pahijshëm në natyrën e tij, as në fjalë dhe as në vepra, dhe as nuk e bënte këtë me qëllim apo duke u shtirur. Ai nuk bërtiste dhe nuk e ngrinte zërin në tregje, dhe nuk ia kthente të keqen me të keqe. Përkundrazi, ai përgjigjej me mirësi, falte në zemrën e tij dhe shpesh e anashkalonte dhe largohej nga e keqja.

فوائد الحديث

Sqarim rreth moralit fisnik të Profetit ﷺ dhe largimit të tij nga moralet e shëmtuara.

Nxitja për përvetësimin e moralit të mirë dhe largimin nga morali i keq.

Qortimi i të folurit me fjalë të turpshme dhe të ndyta.

Qortimi i ngritjes së zërit ndaj njerëzve dhe bërtitjes ndaj tyre.

Nxitja për t’iu përgjigjur së keqes me mirësi, falje dhe butësi

التصنيفات

Virtytet e lavdëruara, Falja e Profetit ﷺ