“Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë

“Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë." Nëse hyn dhe nuk thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes, shejtani thotë: "Gjetët konakun." E, nëse as gjatë ushqimit nuk thotë: "Bismilah", ai thotë: "Gjetët konakun dhe darkën.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të përmendet Allahu kur hyjmë në shtëpi dhe para se të hamë ushqim, e, kur ta përmendim Allahun duke thënë: "Bismilah" kur hyjmë në shtëpi dhe kur të fillojmë të hamë, shejtani u thotë ndihmësve të tij: "Ju nuk keni hise në konak e as darkë në këtë shtëpi, sepse pronari i saj është mbrojtur nga ju me përmendjen e Allahut të Lartësuar." Por, nëse njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe nuk e përmend Allahun kur hyn ose kur ha ushqim, atëherë shejtani u thotë ndihmësve të tij se për ta ka konak dhe darkë në këtë shtëpi.

فوائد الحديث

Është e preferuar të përmendet Allahu kur hyjmë në shtëpi dhe kur hamë ushqim, pasi shejtani e kalon natën në shtëpi dhe e ha ushqimin e banorëve të atyre shtëpive, nëse ata nuk e përmendin emrin e Allahut të Lartësuar.

Shejtani e vëzhgon njeriun gjatë punës, sjelljeve dhe të gjitha çështjeve të tij, e, nëse është i pavëmendshëm dhe nuk e përmend Allahun, atëherë shejtani ia arrin atë që do prej tij.

Përmendja e Allahut e largon shejtanin.

Çdo shejtan ka pasues dhe ndihmëtarë që gëzohen me fjalët e tij dhe ndjekin urdhrat e tij.

التصنيفات

Udhëzimi i Pejgamberit ﷺ në lidhje me dhikrin (përmendjen e Allahut), Dobitë e përmendjes së Allahut, Dhikri i hyrjes në shtëpi dhe daljes prej saj