إعدادات العرض
Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin
Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල தமிழ் ไทย دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली Malagasy Italiano or ಕನ್ನಡ Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Українська Mooreالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron një nga normat e detyrueshme për ata që marrin pjesë në hutben e xhumasë, që është: të heshtet teksa imami ligjëron, që të përsiatë mbi hutben. Ai që flet, - qoftë dhe pak, - teksa imami është duke ligjëruar, fjala vjen, i thotë ndokujt: “Hesht!”, ose: “Dëgjo!”, veçse e ka humbur shpërblimin e namazit të xhumasë.فوائد الحديث
Të folurit gjatë dëgjimit të hutbes është haram, qoftë dhe me ndalimin e së keqes, qoftë me kthimin e selamit, qoftë duke i thënë teshtitësit: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!"
Nga kjo gjë bën përjashtim ai që i drejtohet imamit ose imami i drejtohet atij.
Në rast nevoje lejohet të folurit ndërmjet dy hutbeve.
Nëse Profeti ﷺ përmendet gjatë kohës kur imami e mban hutben, atëherë i dërgon salavate dhe selame në heshtje, e njëjtë vepron kur të thuash: "Amin", pasi imami të bëjë lutje.
التصنيفات
Namazi i xhumasë