إعدادات العرض
Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar
Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar
Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atë që dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është i Vetëm e pa ortak, se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, se Isai është rob i Allahut, i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij (bëhu), të cilën ia ka drejtuar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) prej Tij, dhe se Xheneti është i vërtetë e Zjarri është i vërtetë, Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tagalog ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Русский Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá සිංහල ไทย دری Кыргызча or Kinyarwanda नेपाली Română Malagasy Lietuvių Oromoo Nederlands Soomaali Српски Українська ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული O‘zbek Azərbaycan Magyar Македонскиالشرح
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e shqipton fjalën e teuhidit (monoteizmit), duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar sipas saj, si dhe dëshmon se Muhamedi ﷺ është rob dhe i Dërguari i Tij, gjithashtu e pranon se Isai (alejhi selam) është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se Allahu e krijoi atë me fjalën e Tij: "Bëhu", e ai sakaq u krijua. Gjithashtu beson se ai është një nga shpirtrat që i krijoi Allahu dhe e dëlirësoi nënën e tij (Merjemen) nga ajo që hebrenjtë ia veshën. Po ashtu beson se Xheneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë, duke besuar se ata ekzistojnë (tani) dhe se ata janë begatia dhe dënimi i Allahut, si dhe vdes në këtë (besim), vendi i tij është Xheneti, edhe nëse është i shkujdesur ndaj adhurimeve dhe ka mëkate.فوائد الحديث
Allahu i Lartësuar e krijoi Isain, të birin e Merjemes, me fjalën “Bëhu!”, pa baba.
Harmonizimi i faktit se Isai dhe Muhamedi (sal-lallahu alejhima selam) janë robër dhe të dërguar të Tij; janë dy profetë që nuk përgënjeshtrohen dhe dy robër që nuk adhurohen.
Vlera e teuhidit dhe se ai i shlyen mëkatet, si dhe vendi i muvehidit (monoteistit) është Xheneti, edhe nëse ka bërë disa mëkate.