إعدادات العرض
Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjëroni muajin tuaj, jepeni zekatin e pasurive tuaja dhe bindjuni të parit tuaj, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj!
Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjëroni muajin tuaj, jepeni zekatin e pasurive tuaja dhe bindjuni të parit tuaj, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj!
Nga Ebu Umameh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë se e ka dëgjuar Profetin e Allahut (paqja qoftë mbi të!), duke predikuar në Haxhin e lamtumirës: "Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjëroni muajin tuaj, jepeni zekatin e pasurive tuaja dhe bindjuni të parit tuaj, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj!"
[Ky hadith është sahih]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు മലയാളം ไทย Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof Українська Moore ქართული Magyarالشرح
Profeti (paqja qoftë mbi të!) mbajti një predikim në ditën e Arafatit në Haxhin e lamtumirës, i cili u zhvillua në vitin e dhjetë të hixhretit. Ky haxh e mori këtë emërtim për shkak se në të Profeti (paqja qoftë mbi të!) i dha lamtumirën njerëzve. Ai i urdhëroi të gjithë njerëzit që t'i frikësohen Zotit të tyre, duke i përmbushur urdhëresat dhe duke u shmangur nga ndalesat e Tij. Ai i urdhëroi gjithashtu që të falnin pesë namazet që Allahu i Madhërishëm ua kishte bërë obligim gjatë ditës dhe gjatë natës dhe që të agjëronin muajin e Ramazanit. I urdhëroi po ashtu që t'ua jepnin zekatin e pasurive atyre që e meritojnë dhe të mos tregohen dorështrënguar, si dhe që t'i binden atyre që Allahu i ka bërë udhëheqës të tyre, me përjashtim kur urdhërojnë për ndonjë mëkat. Shpërblimi i atij që i bën gjërat e lartpërmendura është Xheneti.فوائد الحديث
Këto vepra janë prej shkaqeve të hyrjes në Xhenet.
التصنيفات
Vlera e punëve të mira