إعدادات العرض
Çdo fatkeqësi që mund ta godasë muslimanin, qoftë lodhje e sëmundje, qoftë brengë e pikëllim, qoftë shqetësim e mërzi, madje dhe një shpim gjembi, përmes saj Allahu do t'ia fshijë disa gjynahe
Çdo fatkeqësi që mund ta godasë muslimanin, qoftë lodhje e sëmundje, qoftë brengë e pikëllim, qoftë shqetësim e mërzi, madje dhe një shpim gjembi, përmes saj Allahu do t'ia fshijë disa gjynahe
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo fatkeqësi që mund ta godasë muslimanin, qoftë lodhje e sëmundje, qoftë brengë e pikëllim, qoftë shqetësim e mërzi, madje dhe një shpim gjembi, përmes saj Allahu do t'ia fshijë disa gjynahe."
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá తెలుగు Kiswahili தமிழ் ไทย دری Кыргызча or Kinyarwanda नेपाली Română Malagasy Lietuvių Oromoo Nederlands Soomaali Српски Українська ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyar Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se çdo sëmundje, brengë, pikëllim, ankth, fatkeqësi, vështirësi, frikë dhe uri që e godet muslimanin, edhe nëse e godet ndonjë gjemb dhe i shkakton dhimbje, do të jenë shlyerje për gjynahet e tij.فوائد الحديث
Sqarimi i mirësisë dhe mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë, i Cili ua fal mëkatet përmes dëmit më të vogël që i godet.
Muslimani duhet të shpresojë shpërblim tek Allahu për atë që e godet dhe të jetë i durueshëm për çdo fatkeqësi, qoftë e madhe, qoftë e vogël, në mënyrë që kjo të jetë ngritje në shkallë (të Xhenetit) dhe shlyerje për veprat e këqija.
التصنيفات
Vlera e teuhidit