إعدادات العرض
“Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”
“Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Buhariu]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands Kiswahili தமிழ் ไทย دری Български Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda тоҷикӣ O‘zbek Akan नेपाली Moore Azərbaycan Wolof Oromoo Soomaali Українська km bm rn ქართული Македонски Српскиالشرح
Profeti ﷺ bëri lutje për mëshirë për këdo që tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë në shitjen e tij, meqë nuk ia vështirëson çmimin blerësit dhe e trajton atë njerëzishëm. Pra, i tilli tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë: nuk e nënvlerëson e as ul vlerën e artikullit. Tregohet i lehtë, bujar dhe zemërgjerë kur ta kërkojë borxhin që ia kanë të tjerët, pra, nuk tregohet i ashpër ndaj të varfrit e nevojtarit, por ia kërkon me butësi e dashamirësi dhe e afatizon huamarrësin.فوائد الحديث
Prej objektivave të ligjit islam është ruajtja e gjërave që i përmirësojnë marrëdhëniet mes njerëzve.
Nxitja për të pasur moral të lartë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, si: shitblerja e të ngjashme.
التصنيفات
Virtytet e larta