إعدادات العرض
“Vërtet Allahu ia ka falur umetit tim gabimet që i bën pa qëllim, gabimet që i bën nga harresa dhe ato që i bën duke qenë i detyruar (nga të tjerët).”
“Vërtet Allahu ia ka falur umetit tim gabimet që i bën pa qëllim, gabimet që i bën nga harresa dhe ato që i bën duke qenë i detyruar (nga të tjerët).”
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu ia ka falur umetit tim gabimet që i bën pa qëllim, gabimet që i bën nga harresa dhe ato që i bën duke qenë i detyruar (nga të tjerët).”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල دری অসমীয়া پښتو O‘zbek Tiếng Việt Македонски ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ తెలుగు ไทย Moore አማርኛ Magyar Azərbaycan ქართული ಕನ್ನಡ Yorùbá ગુજરાતી Українська Кыргызча Српски Kinyarwanda тоҷикӣ Wolof Čeština தமிழ் Bambara नेपाली മലയാളം kmr msالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu ia ka falur umetit të tij tri gjëra: E para: Gjërat e bëra gabimisht. Pra, ato gjëra që janë bërë nga ata pa qëllim, d.m.th. kur muslimani synon me veprimin e tij diçka, mirëpo ndodh diçka tjetër nga ajo që ai kishte synuar. E dyta: Gjërat e bëra nga harresa. Si rasti i një muslimani i cili e di diçka, por në momentin e veprimit e harron. Në këtë rast nuk ngarkohet me mëkat. E treta: Gjërat e bëra me detyrim. Njeriu mund të detyrohet të bëjë diçka që nuk e dëshiron, duke mos pasur mundësi ta shmangë imponimin, në këtë rast ai nuk ngarkohet me mëkat. Këtu duhet sqaruar se konteksti i hadithit lidhet me detyrimet e robit ndaj Zotit të tij në rastin kur vepron një gjë të ndaluar. E, sa i përket rastit kur ai lë një urdhëresë nga harresa, ai nuk lirohet nga ajo urdhëresë. Po ashtu, nëse nga një veprim i tij shkaktohet një krim ndaj krijesave, ai nuk lirohet nga detyrimet që ka ndaj tyre. drejta e tyre, si p.sh. nëse dikush vret dikënd gabimisht, ai duhet të paguajë gjakun e viktimës, ose nëse dëmton një makinë gabimisht, ai duhet të paguajë dëmin.فوائد الحديث
Mëshira e gjerë e Allahut të Lartësuar dhe butësia e Tij ndaj robërve të Tij, duke ua hequr atyre barrën e mëkatit nëse bëjnë ndonjë mëkat në njërin nga këto tri raste.
Mirësia e Allahut ndaj Profetit Muhamed ﷺ dhe umetit të tij.
Lirimi nga mëkati nuk nënkupton lirim nga ligji apo nga përgjegjësia. Për shembull, kush e harron abdesin dhe falet duke menduar se është me abdes, nuk ka mëkat për këtë, por ai duhet të marrë abdes dhe ta përsërisë namazin.
Për lirimin nga mëkati në rastin kur detyrohet nga dikush (arb. ikrah), patjetër duhet të plotësohen disa kushte, si për shembull që detyruesi të jetë i aftë ta zbatojë kërcënimin.
التصنيفات
Besimi në Allahun e Lartësuar