“Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”

“Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, gruaja e Profetit ﷺ tregon: “Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar se Profeti ﷺ e praktikonte itikafin gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit në kërkim të Natës së Kadrit. Ai vazhdoi ta bënte këtë, derisa ndërroi jetë. Pas vdekjes së tij, edhe gratë e tij (Allahu qoftë i kënaqur me to!) vazhduan ta praktikojnë itikafin.

فوائد الحديث

Lejueshmëria e praktikimit të itikafit në xhami, madje edhe për gratë, me kusht që t’u përmbahen rregullave të fesë dhe të jenë të sigurta nga sprovat (fitnet).

Itikafi është më i theksuar gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, ngase Profeti ﷺ e praktikonte atë rregullisht.

Itikafi është një Sunet i vazhdueshëm, që nuk është shfuqizuar, pasi gratë e Profetit ﷺ e kanë praktikuar itikafin edhe pas vdekjes së tij.

التصنيفات

Itikafi