“Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”

“Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ ua ndaloi muslimanëve të agjërojnë një ose dy ditë para Ramazanit, me qëllimin që të jenë më të sigurt se mos ndoshta Ramazani ka hyrë, sepse obligimi i agjërimit të Ramazanit bazohet në shikimin e hënës së re dhe nuk ka nevojë për teprim apo ngarkesë të panevojshme. Megjithatë, nëse dikush ka një agjërim të zakonshëm, siç është agjërimi një ditë duke qenë agjërueshëm, e ditën tjetër jo, (si agjërimi i Davudit) ose agjërimi të hënave dhe të enjteve, dhe një prej këtyre ditëve përkon me këtë kohë (pra, një ose dy ditë para Ramazanit), atëherë ai lejohet të agjërojë. Kjo nuk konsiderohet si parapërgatitje për Ramazan. E njëjta gjë vlen edhe për agjërimet obligative, si kompensimi i ditëve të humbura apo përmbushja e një betimi (pra, lejohen).

فوائد الحديث

Teprimi është i ndaluar, dhe adhurimi duhet të kryhet ashtu siç është ligjësuar, pa shtim dhe pa cungim.

Një pjesë e urtësisë pas kësaj - dhe Allahu e di më së miri - është që të bëhet dallimi mes adhurimeve obligative dhe atyre vullnetare, që besimtari të përgatitet për të pritur Ramazanin me energji dhe dëshirë, dhe që agjërimi të jetë shenja dalluese e atij muaji të begatë dhe të veçantë.

التصنيفات

Agjërimi i ditës së dyshimtë