“O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.”

“O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.”

Egarri, - shok i Profetit ﷺ, - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith i urdhëron njerëzit që të pendohen tek Allahu dhe t’i kërkojnë falje Atij shpesh. Ai njofton për veten e tij se pendohet tek Allahu i Lartësuar dhe i kërkon falje Atij çdo ditë më shumë se njëqind herë, edhe pse mëkatet e tij të kaluara dhe të ardhshme janë falur. Kjo tregon përulje dhe adhurim të përsosur ndaj Allahut të Lartësuar.

فوائد الحديث

Çdo njeri, pa marrë parasysh shkallën dhe nivelin e tij të besimit, ka nevojë të kthehet tek Allahu i Lartësuar dhe ta përmirësojë veten përmes pendimit. Askush nuk është i liruar nga të qenët i mangët në përmbushjen e të drejtave të Allahut të Lartësuar: "Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!" (En Nur, 31)

Pendimi është i përgjithshëm, qoftë për kryerjen e veprave të ndaluara dhe mëkateve, apo për neglizhencën në përmbushjen e detyrimeve të obliguara.

Sinqeriteti është kusht për pranimin e pendimit. Kushdo që braktis një mëkat për hir të dikujt tjetër përveç Allahut, nuk konsiderohet i penduar.

Neveviu ka thënë: "Pendimi ka tre kushte: 1. Të braktiset mëkati. 2. Pishmanllëku përse e veproi. 3. Vendosmëria e fortë që të mos kthehet më kurrë te ai mëkat. Nëse mëkati ka të bëjë me të drejtën e një personi tjetër, atëherë ka edhe një kusht të katërt: 4. Të kthehet ajo që është marrë padrejtësisht ose të kërkohet falje nga personi që është dëmtuar."

Është e rëndësishme të theksohet se kërkimi i faljes nga ana e Profetit ﷺ nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai ka bërë mëkate. Përkundrazi, kjo pasqyron përsosmërinë e adhurimit të tij dhe lidhjen e tij të vazhdueshme me përmendjen e Allahut të Lartësuar, si dhe vetëdijen e tij për madhështinë e të drejtave të Allahut dhe mangësitë e robit, pavarësisht sa shumë mundohet ta falënderojë Atë për mirësitë e Tij. Kjo gjithashtu shërben si pjesë e ligjësimit për umetin pas tij, si dhe urtësi të tjera.

التصنيفات

Vlera e dhikrit, Udhëzimi i Pejgamberit ﷺ në lidhje me dhikrin (përmendjen e Allahut)