“Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”

“Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith e përgëzoi atë që shkon në xhami për adhurim, për nxënie të diturisë, ose për çdo qëllim tjetër të mirë në çdo kohë, qoftë në mëngjes ose në mbrëmje, duke thënë se Allahu i ka përgatitur një vend dhe një mikpritje në Xhenet, çdoherë që ai shkon në xhami, qoftë natën apo ditën.

فوائد الحديث

Vlera e shkuarjes në xhami dhe inkurajimi për të falur në vazhdimësi namazin me xhemat në të. Sa shumë mirësi, shpërblim dhe mikpritje humb ai që nuk shkon në xhami, nga ato që Allahu i Lartësuar i ka përgatitur për ata që e synojnë Shtëpinë e Tij.

Nëse njerëzit e nderojnë atë që vjen në shtëpitë e tyre dhe i ofrojnë ushqim, atëherë Allahu i Lartësuar është më bujar se krijesat e Tij! Kushdo që synon Shtëpinë e Tij, Ai e nderon dhe përgatit për të pritje madhështore dhe të madhe.

Gëzimi dhe kënaqësia për shkuarjen në xhami, sepse për të përgatitet një pritje sa herë që shkon në mëngjes dhe në mbrëmje, sipas numrit të shkuarjeve të tij.

التصنيفات

Vlera e namazit me xhemat dhe normat që kanë të bëjnë me të