إعدادات العرض
“Atij që thotë dhjetë herë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)
“Atij që thotë dhjetë herë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)
Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Atij që thotë dhjetë herë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)", i llogaritet sikur t'i ketë liruar katër robër nga pasardhësit e Ismailit.”
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Kiswahili தமிழ் دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Oromoo Македонскиالشرح
Profeti ﷺ na ka treguar në këtë hadith se kush thotë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir", kuptimi i së cilës është: Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit e pa ortak, dhe se Ai, i Lartësuari, është Ai që ka sundim të plotë, Ai që është i denjë për falënderim dhe lavdërim, duke ia bashkëngjitur kësaj dashurinë dhe madhërimin, e jo dikujt tjetër, si dhe Ai është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të. Kushdo që e përsërit këtë dhikër madhështor dhjetë herë në ditë, do të marrë shpërblim të ngjashëm me shpërblimin e atij që ua hoqi robërinë katër robërve nga pasardhësit e Ismailit, të birit të Ibrahimit (alejhima selam). I veçoi pasardhësit e Ismailit (alejhi selam), sepse janë më të nderuar se të tjerët.فوائد الحديث
Vlera e këtij dhikri, sepse përfshin veçimin e Allahut të Lartësuar me adhurim, sundim, lavdërim dhe fuqi të plotë.
Ky shpërblim arrihet për këdo që e thotë gjatë ditës, qoftë rresht, qoftë veçmas.
التصنيفات
Vlera e dhikrit