إعدادات العرض
Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush
Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush
Nga Xhabiri ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush. I shtyu që të derdhin gjakun e njëri-tjetrit dhe të përligjin uzurpimin e të drejtave të njëri-tjetrit."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు ไทย മലയാളം Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof Українська ქართული Magyar Moore Македонскиالشرح
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka paralajmëruar nga padrejtësia. Ndër format e padrejtësisë janë: padrejtësia ndaj njerëzve, padrejtësia ndaj vetes dhe padrejtësia kundrejt detyrimeve që njeriu ka ndaj Allahut të Madhëruar. Përkufizimi i padrejtësisë është: të mos i japësh tjetrit të drejtën që i takon. Padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e Gjykimit ndaj atyre që kanë bërë padrejtësi, duke krijuar vështirësi dhe frikë për ta. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ndaloi gjithashtu nga koprracia, e cila do të thotë të jesh shumë dorështrënguar dhe lakmitar i madh. Pjesë e koprracisë është dhe shkujdesja ndaj detyrimeve monetare dhe lakmia e madhe për të mirat materiale. Pikërisht kjo formë e padrejtësisë i shkatërroi popujt që jetuan para nesh, duke i shtyrë ata të vrisnin njëri-tjetrin dhe të përligjnin gjërat që Allahu i pati ndaluar.فوائد الحديث
Ndihma monetare dhe solidarizimi janë pjesë e shkaqeve që krijojnë dashuri dhe marrëdhënie të mira midis vëllezërve.
Dorështrëngimi dhe koprracia i tërheqin njerëzit drejt mëkateve, paturpësive dhe krimeve.
Besimtarët duhet të marrin mësim nga popujt e mëparshëm.