إعدادات العرض
Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)
Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)."
[Ky hadith është sahih përmes transmetimeve të tjera përforcuese]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Kiswahili தமிழ் دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Oromoo Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sjellja e mirë e sjell pronarin e saj në pozitën e atij që agjëron rregullisht ditën dhe falet rregullisht gjatë natës. Sjellja e mirë përmblidhet në këto gjëra: të bësh mirë, të flasësh mirë, të kesh fytyrë të buzëqeshur, ta largosh dëmin nga të tjerët dhe t'i durosh ata nëse të shkaktojnë dëm.فوائد الحديث
Rëndësia e madhe që Islami ia kushton rregullimit dhe përsosjes së sjelljes.
Vlera e sjelljes së mirë, saqë robi përmes saj e arrin pozitën e atij që agjëron vazhdimisht dhe të atij që falet natën pa u lodhur.
Agjërimi gjatë ditës dhe namazi i natës janë dy vepra madhështore, të cilat janë të vështira për shpirtin dhe njeriu me sjellje të mirë e arrin pozitën e tyre, sepse është në betejë me veten e tij përmes sjelljes së mirë.
التصنيفات
Virtytet e larta