إعدادات العرض
“Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër
“Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër
Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër."
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Русский हिन्दी 中文 ئۇيغۇرچە Bahasa Indonesia اردو Kurdî Português دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча Kiswahili ગુજરાતી Hausa नेपाली Română മലയാളം Nederlands සිංහල پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof Soomaali አማርኛ Malagasy বাংলা Oromoo ไทย Tagalog मराठी ਪੰਜਾਬੀ Türkçe ភាសាខ្មែរ Español O‘zbek தமிழ் ms тоҷикӣالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo gjë që shkakton humbjen e arsyes konsiderohet alkool dhe lënde dehëse, pavarësisht nëse është pije, ushqim, apo substancë që thithet apo diçka tjetër. Çdo gjë që e deh njeriun dhe e bën të humbë mendjen, Allahu i Lartmadhëruar e ka bërë haram dhe e ka ndaluar, qoftë pak apo shumë. Andaj, ai që pi diçka nga lëndët dehëse dhe vazhdon t'i pijë pa u penduar dhe vdes në këtë gjendje, e meriton dënimin e Allahut duke e privuar nga pirja e tyre në Xhenet.فوائد الحديث
Shkaku i ndalimit të alkoolit është dehja, andaj çdo gjë që deh, çfarëdo qoftë, është haram.
Allahu i Lartësuar e bëri haram alkoolin, sepse ai përmban dëme dhe rreziqe të mëdha.
Pirja e alkoolit në Xhenet është pjesë e kënaqësisë dhe lumturisë së plotë.
Allahu do t'ia ndalojë pirjen e alkoolit në Xhenet atij që nuk heq dorë nga pirja e tij në këtë botë. Kësisoj, ndëshkimi i tij do të jetë sipas llojit të veprës që ka bërë.
Duhet të nxitojmë të pendohemi për gjynahet sepse vdekja mund të vijë në çdo çast.
التصنيفات
Pijet e ndaluara