Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes)

Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes)

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes).” Të pranishmit e pyetën: “As xhihadi në rrugën e Allahut, o i Dërguari i Allahut?!” Profeti ﷺ ua ktheu: "As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një burri i cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën.”

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se veprat e mira në dhjetëditëshin e parë të muajit dhul hixhe janë më të mira se ditët e tjera të vitit. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e pyetën Profetin ﷺ për xhihadin në ditët e tjera përveç këtyre dhjetë ditëve se a është më i mirë apo veprat e mira në këto ditë, sepse tek ata ishte ngulitur se xhihadi është prej veprave më të mira. Kështu, Profeti ﷺ iu përgjigj: "Veprat e mira në këto ditë janë më të mira se xhihadi në ditët e tjera, përveç atij që del në xhihad dhe e rrezikon jetën dhe pasurinë e tij për hir të Allahut, ku dhe e humb pasurinë e shpirti i del për hir të Allahut." Kjo është ajo vepër që ua tejkalon në vlerë veprave të mira në këto ditë të çmuara.

فوائد الحديث

Vlera e kryerjes së veprave të mira në dhjetë ditët e (para të) dhul hixhes. Andaj, muslimani duhet t'i shfrytëzojë këto ditë dhe të shtojë vepra të mira në to, si: përmendja e Allahut të Lartmadhëruar, leximi i Kuranit, fjalët: Allahu ekber, la ilahe il-lallah, elhamdulilah, namazi, sadakaja, agjërimi dhe të gjitha veprat e devotshmërisë.

التصنيفات

Dhjetë ditët e para të dhul-hixhes, Vlera e xhihadit