إعدادات العرض
Janë disa fjalë, të cilat kush i thotë në fund të çdo namazi farz, nuk ka për t'u zhgënjyer; 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë Allahu ekber
Janë disa fjalë, të cilat kush i thotë në fund të çdo namazi farz, nuk ka për t'u zhgënjyer; 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë Allahu ekber
Nga Ka'b ibn Uxhreh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Janë disa fjalë, të cilat kush i thotë në fund të çdo namazi farz, nuk ka për t'u zhgënjyer; 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë Allahu ekber".
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Tiếng Việt Hausa Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy Čeština नेपाली Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు ไทย മലയാളം Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof ქართული Magyar Moore Українська Македонски Azərbaycanالشرح
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na ka njoftuar për disa fjalë të dhikrit, të cilat kush i thotë, nuk dështon dhe nuk bëhet pishman, por do të marrë shpërblimin e këtyre fjalëve. Këto fjalë thuhen menjëherë pas namazit farz njëra pas tjetrës. Ato janë: "Subhanallah" 33 herë. Përmes kësaj pohojmë se Allahu i Madhëruar është i pastër nga çdo e metë. "Elhamdulilah" 33 herë. Përmes kësaj pohojmë përsosurinë absolute të Allahut të Madhëruar, duke e shoqëruar me dashurinë ndaj Tij dhe madhërimin e Tij. "Allahu ekber" 34 herë. Përmes kësaj pohojmë se Allahu është më i madh, më i madhërishëm dhe më i fuqshëm se çdo send.فوائد الحديث
Vlera e fjalëve: subhanallah, elhamdulilah dhe Allahu ekber. Këto fjalë janë veprat e mira që ngelin përgjithmonë.