إعدادات العرض
O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me…
O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me goditi në gjoks dhe më tha: “Për Allahun, e gëzofsh dijen, o Ebu Mundhir!”
Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me goditi në gjoks dhe më tha: “Për Allahun, e gëzofsh dijen, o Ebu Mundhir!”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Kurdî Wolof Moore Soomaali Français Oromoo Tagalog Українська Azərbaycan தமிழ் bm Deutsch ქართული Português Македонски Magyar Lingala Русский 中文الشرح
Profeti ﷺ e pyeti Ubej ibn Kabin për ajetin më madhështor në Librin e Allahut, kështu që ai hezitoi të përgjigjej, pastaj tha: "Është ajeti kursij: “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - Profeti ﷺ e mbështeti dhe e goditi gjoksin e tij si shenjë se ishte i mbushur me dituri dhe urtësi, si dhe u lut që ai të gëzohej me këtë dituri dhe t'i lehtësohej."فوائد الحديث
Virtyti madhështor i Ubej ibn Kabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Ajet kursij është ajeti më madhështor në Librin e Allahut të Lartësuar, kështu që duhet të mësohet përmendsh, të meditohen kuptimet i tij dhe të jetësohet.