إعدادات العرض
Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit
Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली മലയാളം Italiano Bosanski ಕನ್ನಡ Kurdî Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Українська Tagalog தமிழ் Moore Malagasy Azərbaycan فارسی ქართული 中文 Magyarالشرح
Profeti ﷺ ka tërhequr vërejtjen për lënien e namazit farz (të detyrueshëm) dhe ka thënë se ndërmjet njeriut dhe rënies në shirk e kufër është lënia e namazit, pasi namazi është shtylla e dytë e Islamit dhe rëndësia e tij është e madhe në Islam. Kush e lë atë duke e mohuar obligueshmërinë e tij, ka bërë kufër sipas konsensusit të muslimanëve. Edhe nëse e lë atë plotësisht nga pakujdesia dhe përtacia është jobesimtar. Për këtë gjë është transmetuar konsensusi i sahabëve (se ai është jobesimtar). E, nëse ndonjëherë e lë e ndonjëherë falet, atëherë ai i ekspozohet këtij kërcënimi të rëndë.فوائد الحديث
Rëndësia e namazit dhe kryerja e tij në vazhdimësi, pasi është vija ndarëse mes mosbesimit dhe besimit.
Paralajmërim i ashpër kundër lënies së namazit dhe braktisjes së tij.