Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku është i ndaluar, e llogaria e tij është tek Allahu

Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku është i ndaluar, e llogaria e tij është tek Allahu

Tarik ibn Ushejm Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku është i ndaluar, e llogaria e tij është tek Allahu."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që thotë dhe dëshmon me gjuhën e tij: "La ilahe il-lallah”, që do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe distancohet nga të gjitha fetë përveç Islamit, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara për muslimanët, kështu që ne i shikojmë vetëm veprat që i shfaq botërisht, kësisoj nuk i merret pasuria e as nuk i derdhet gjaku, përveç nëse ai kryen ndonjë krim që e bën të domosdoshme këtë gjë sipas dispozitave të Islamit. Në Ditën e Kiametit, Allahu do ta marrë në llogari: nëse ka qenë i sinqertë, do ta shpërblejë, e, nëse ka qenë hipokrit, do ta ndëshkojë.

فوائد الحديث

Shqiptimi i dëshmisë: "La ilahe il-lallah" dhe mohimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut është kusht për të hyrë në Islam.

Kuptimi i dëshmisë: "La ilahe il-lallah" nënkupton mohimin e çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut, bie fjala, idhujt, varret e gjërat e tjera dhe veçimi i Allahut të Lartësuar me adhurim.

Kushdo që jetëson monoteizmin (teuhidin) dhe u përmbahet ligjeve të tij të jashtme, është person që nuk duhet të preket, përveç nëse bëhet e qartë nga ana e tij e kundërta e kësaj.

Pasuria dhe gjaku i muslimanit është i paprekshëm, përveçse me hak (kur e parasheh ligji islam).

Dispozitat në këtë botë ndërlidhen me pamjen e jashtme, atë që e shfaq njeriu, ndërsa në botën tjetër, në bazë të nijetit dhe synimit.

التصنيفات

Teuhidi uluhije