إعدادات العرض
Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani
Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani
Kur Sad ibn Hisham ibn Amri hyri tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i tha: “Oj nëna e besimtarëve, më informo për moralin e të Dërguarit të Allahut ﷺ!” Ajo i tha: "A nuk e lexon Kuranin?" Thashë: "Po." Ajo tha: "Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani."
[Ky hadith është sahih]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands తెలుగు Kiswahili தமிழ் دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), është pyetur për moralin e Profetit ﷺ e ajo u përgjigj me një fjalë gjithëpërfshirëse, kur pyetësin e ktheu te Kurani i madhërishëm, i cili ngërthen në vete të gjitha atributet e përsosurisë. Ajo tha se Profeti ﷺ stolisej me moralin e Kuranit: atë që Kurani e urdhëroi, ai e jetësoi; atë që Kurani e ndaloi, ai u largua prej saj. Pra, morali i tij ishte vënia e tij në praktikë, ndalimi te kufijtë e tij, stolisja me edukatën e tij dhe marrja mësim nga shembujt e tregimet kuranore.فوائد الحديث
Inkurajimi për të ndjekur shembullin e Profetit ﷺ në stolisjen e tij me moralin e Kuranit.
Lavdërimi i moralit të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe se ai kishte zanafillë shpalljen.
Kurani është burimi i të gjitha virtyteve fisnike.
Morali në Islam përfshin tërë fenë, duke i vepruar urdhrat dhe duke iu shmangur ndalesave.
التصنيفات
Tiparet morale