إعدادات العرض
Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk sjell mirësi, porse nëpërmjet tij nxirret diç (lëmoshë a diç e tillë) vetëm prej koprracit.”
Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk sjell mirësi, porse nëpërmjet tij nxirret diç (lëmoshë a diç e tillë) vetëm prej koprracit.”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk sjell mirësi, porse nëpërmjet tij nxirret diç (lëmoshë a diç e tillë) vetëm prej koprracit.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî മലയാളം Kiswahili සිංහල অসমীয়া ગુજરાતી Tiếng Việt دری Nederlands Soomaali नेपाली پښتو Svenska Кыргызча Română తెలుగు Lietuvių ಕನ್ನಡ Српски Yorùbá ქართული Moore Kinyarwanda मराठी Magyar Македонски Azərbaycan Čeština Українська Wolof Malagasy Oromoo ไทย ਪੰਜਾਬੀ Deutsch አማርኛ ភាសាខ្មែរ தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin (ar. en nedhr), i cili nënkupton që njeriu ta detyrojë veten për diçka që nuk e ka obliguar feja. Ai po ashtu tregoi se zotimi nuk afron as nuk shtyn gjë, por nëpërmjet tij nxirret diç vetëm prej koprracit, i cili e bën vetëm atë që është e detyrueshme për të. Gjithashtu zotimi nuk sjell asgjë që nuk është caktuar për të.فوائد الحديث
Zotimi nuk është i ligjshëm, por, nëse zotohet, atëhet duhet ta përmbushë, nëse nuk përbën mëkat (përmbushja e tij).
Arsyeja e mohimit në hadith: "Ai nuk sjell mirësi" është për faktin se ai asgjë nga caktim i Allahut nuk e kthen, si dhe që zotuesi të mos mendojë se përmbushja e kërkesës së tij ka qenë për shkak të zotimit, e Allahu i Lartësuar është i panevojë për këtë.
Kurtubiu ka thënë: "Ky ndalim është atëherë kur dikush thotë, për shembull: "Nëse Allahu shëron të sëmurin tim, atëherë unë do të jap sadaka kaq." Arsyeja e përbuzjes (së kësaj shprehjeje) është se i tilli e lidhi veprim e këtij akti që të afron tek Allahu me përmbushjen e një qëllimi të caktuar. Këtu u shpërfaq se nuk e kishte qëllimin për t'u afruar sinqerisht me Allahun në atë që tha, por kështu veproi në mënyrë të ngjashme me një marrëveshje shkëmbimi. Kjo sqarohet më tepër atëherë kur, po të mos shërohej i sëmuri i tij, ai nuk do ta jepte sadakanë që e kishte lidhur me shërimin. Kjo është gjendja e koprracit, i cili nuk jep nga pasuria e tij asgjë, përveçse me një kundërvlerë të menjëhershme që zakonisht është më e madhe se ajo që dha."
التصنيفات
Betimet dhe zotimet