إعدادات العرض
kur falej i Dërguari i Allahut ﷺ, i hapte krahët, saqë i shihej bardhësia e nënsqetullave
kur falej i Dërguari i Allahut ﷺ, i hapte krahët, saqë i shihej bardhësia e nënsqetullave
Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur falej i Dërguari i Allahut ﷺ, i hapte krahët, saqë i shihej bardhësia e nënsqetullave.
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Português Kurdî Kiswahili සිංහල دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча Hausa ગુજરાતી नेपाली മലയാളം Română Nederlands Soomaali پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Lietuvių Македонски Azərbaycan Wolof Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ አማርኛ ភាសាខ្មែរالشرح
Kur Profeti ﷺ bënte sexhde, i hapte krahët gjatë saj dhe secilin krah e largonte nga ijët e ato hapeshin si krahët e shpendit, derisa i dukej ngjyra e lëkurës së nënsqetullave. Ngjyra e nënsqetullave dukej për shkak të hapjes dhe largimit të tepërt të krahëve nga ijët.فوائد الحديث
Ky pozicion është i pëlqyeshëm teksa jemi në sexhde, pra, mbajtja e krahëve të ndarë nga ijët.
Nëse me hapjen e krahëve gjatë sexhdes namazliu tjetër që është pranë lëndohet atëherë kjo gjë nuk lejohet.
Në hapjen e krahëve në sexhde ka urtësi dhe dobi të shumta, prej të cilave veçojmë: shprehja e zellit dhe dëshirës për të falur namazin, si dhe nëse namazliu mbështetet në të gjitha gjymtyrët me të cilat bëhet sexhde, atëherë çdo gjymtyrë merr pjesën e duhur të adhurimit. Është thënë po ashtu se prej urtësisë së këtij pozicioni është se ai është më shumë i ngjashëm me formën e përulësisë dhe ndihmon më shumë për ta vendosur ballin dhe hundën në tokë dhe, gjithashtu, ndihmon që çdo gjymtyrë të ndahet më vete.
