إعدادات العرض
“Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”
“Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or नेपाली Malagasy Kinyarwanda తెలుగు Lietuvių Oromoo Română മലയാളം Nederlands Soomaali Српски Українська Deutsch ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyar বাংলাالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se vetëm besimtarët do të hyjnë në Xhenet dhe besimi nuk është i plotë dhe gjendja e shoqërisë islame nuk përmirësohet derisa ata të duan njëri-tjetrin. Pastaj Profeti ﷺ na drejtoi drejt gjërave më të mira, përmes të cilave mbizotëron dashuria, që janë: përhapja e selamit mes muslimanëve, të cilën Allahu e ka bërë përshëndetje për robërit e Tij.فوائد الحديث
Hyrja në Xhenet është e kushtëzuar me iman (besim).
Prej besimit të plotë është që muslimani ta dojë për vëllanë e tij (musliman) atë që e do për vete.
Është e pëlqyeshme që selami (përshëndetja) islame të përhapet dhe të jepet në mesin e muslimanëve, sepse kështu përhapet dashuria dhe siguria mes tyre.
Selami (përshëndetja islame) i jepet vetëm atij që është musliman, bazuar në pjesën e hadithit: "në mesin tuaj."
Dhënia e selamit (përshëndetjes islame) e largon këputjen e lidhjes, bojkotit dhe armiqësisë.
Rëndësia e dashurisë mes muslimanëve dhe se ajo është prej besimit të plotë.
Në një hadith tjetër qëndron se forma e plotë e selamit është: "Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu." Por, mjafton edhe: "Es-selamu alejkum."
التصنيفات
Vlera e veprave të gjymtyrëve