إعدادات العرض
“Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ
“Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Kiswahili Português සිංහල Tiếng Việt Nederlands অসমীয়া ગુજરાતી پښتو Hausa മലയാളം नेपाली ქართული Magyar తెలుగు Македонски Svenska ಕನ್ನಡ Moore አማርኛ Română Українська ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Wolof ភាសាខ្មែរ Malagasy Yorùbá Српски Lietuvių Kinyarwandaالشرح
Profeti ﷺ i inkurajonte sahabët që të veprojnë dhe t'i frikësohen Allahut aq sa munden, pa teprim dhe cungim, dhe që me veprat e tyre të synonojnë saktësinë, duke qenë të sinqertë me Allahun dhe ta ndjekin sunetin, në mënyrë që veprat e tyre të pranohen dhe të bëhen shkak për zbritjen e mëshirës mbi ta. Pastaj tregoi se askënd nuk do ta shpëtojnë vetëm veprat e tij, por medoemos kjo ndodh përmes mëshirës së Allahut. Ata thanë: "Edhe ti, o i Dërguari i Allahut, a nuk do të shpëtohesh me veprat e tua, pavarësisht madhështisë së pozitës sate?" Ai tha: "Edhe unë, përveç nëse Allahu më mbulon me mirësinë e mëshirës së Tij."فوائد الحديث
Neveviu për këtë hadith: “Afrojuni përsosurisë dhe jini mesatarë!", ka thënë: "Kërkoni të arrini saktësinë/përsosurinë dhe veproni sipas saj, e nëse nuk jeni në gjendje ta arrini plotësisht, atëherë afrojuni sa më shumë. Saktësia/përsosuria nënkupton të drejtën, e cila është mes teprimit dhe cungimit, prandaj mos e teproni dhe mos e cungoni!
Ibn Bazi ka thënë: "Veprat e mira janë shkaqe për hyrjen në Xhenet, ashtu siç janë veprat e këqija shkaqe për hyrjen në Zjarr. Hadithi sqaron se hyrja në Xhenet nuk është vetëm për shkak të veprave, por është e domosdoshme falja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar. Pra, ata do të hyjnë në Xhenet për shkak të veprave të tyre, por ajo që e bëri të detyrueshme këtë është edhe mëshira e Tij."
Njeriu nuk duhet të mashtrohet dhe të krenohet me veprat e tij, sado të mëdha të jenë, sepse e drejta e Allahut është më e madhe se veprat e tij. Prandaj, njeriu duhet të ketë gjithmonë frikë dhe shpresë njëkohësisht.
Mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij janë më të mëdha se veprat e tyre.
Veprat e mira janë shkaqe për hyrjen në Xhenet, ndërsa fitimi përmes tyre është vetëm përmes mirësisë dhe mëshirës së Allahut.
Kermaniu ka thënë: "Nëse të gjithë njerëzit do të hyjnë në Xhenet vetëm me mëshirën e Allahut, atëherë arsyeja e përmendjes së veçantë të të Dërguarit të Allahut ﷺ është se, meqë është e sigurt që ai hyn në Xhenet, e nuk hyn përveçse me mëshirën e Allahut, atëherë të tjerët pos tij janë më parësorë për këtë."
Neveviu rreth shpjegimit të fjalës së Allahut të Lartësuar: "Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!” (En Nahl, 32), dhe: "Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni vepruar." (Ez Zuhruf, 72), e të ngjashme me këto ajete që tregojnë se veprat janë shkak për hyrjen në Xhenet, tregon se këto hadithe nuk janë në kundërshtim me ato ajete. Kjo është sepse kuptimi i ajeteve është se hyrja në Xhenet është për shkak të veprave, pastaj suksesi për t'i kryer veprat dhe udhëzimi për të qenë i sinqertë në to dhe pranimi i tyre, këto janë në saje të mëshirës dhe mirësisë së Allahut të Lartësuar. Kështu që kuptimi i vërtetë i haditheve, është se nuk hyhet në Xhenet vetëm me vepra. Gjithashtu është e vërtetë të thuhet që hyn në Xhenet për shkak të veprave, e ato janë në saje të mëshirës së Allahut.
Ibn Xheuziu ka thënë: "Kjo çon në katër mundësi:
E para: Suksesi për të kryer vepra të mira është nga mëshira e Allahut. E, po të mos ishte mëshira e Tij paraprake, njeriu nuk do të arrinte besimin apo bindjen që përmes saj vjen shpëtimi.
E dyta: Përfitimet e robërve janë në saje të Zotit të tyre; pra, veprat e tyre janë falë Zotit të tyre, dhe sado i madh të jetë shpërblimi që Ai i jep, kjo tregon mirësinë e Tij.
E treta: Në disa hadithe përmendet se hyrja në Xhenet ndodh me mëshirën e Allahut, por përcaktimi i gradës brenda tij varet nga veprat.
E katërta: Veprat e adhurimit kryhen për një kohë të shkurtër, ndërsa shpërblimi i tyre është i pafund. Prandaj, kur një begati e përjetshme jepet si shpërblim për diçka të përkohshme, kjo tregon mirësinë e Allahut dhe jo thjesht një kompensim për veprat."
Rafiiu ka thënë: "Njeriu nuk duhet të mbështetet te veprat e tij të mira kur kërkon shpëtim dhe grada të larta, sepse ai ka vepruar vetëm falë suksesit nga Allahu dhe ka mundur të shmangë mëkatet vetëm përmes mbrojtjes së Allahut. Pra, e gjithë kjo ndodh me mirësinë dhe mëshirën e Allahut."
