إعدادات العرض
Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush, nëse e ka prishur abdesin, derisa të marrë sërish
Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush, nëse e ka prishur abdesin, derisa të marrë sërish
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush, nëse e ka prishur abdesin, derisa të marrë sërish."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá සිංහල தமிழ் ไทย دری Кыргызча or Kinyarwanda नेपाली Română Malagasy Lietuvių Oromoo Nederlands Soomaali Српски Українська ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyar mr Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se një nga kushtet e vlefshmërisë së namazit është pastërtia, kështu që, kushdo që dëshiron të falë namaz, duhet të marrë abdes, nëse ka bërë ndonjë veprim që ia prish abdesin, si: jashtëqitja, urina, gjumi etj.فوائد الحديث
Namazi i atij që e ka prishur abdesin nuk pranohet, derisa të pastrohet me larje të tërësishme të trupit (gusël), nëse ka papastërti të madhe; ose me abdes, nëse ka papastërti të vogël.
Forma e abdesit është kështu: të marrësh ujë, ta rrotullosh në gojë dhe ta nxjerrësh jashtë, pastaj ta tërheqësh ujin me frymë në pjesën e brendshme të hundës, pastaj ta nxjerrësh jashtë. E më pas ta lash fytyrën tri herë, duart së bashku me bërryla tri herë, pastaj t'i japësh mes'h gjithë kokës një herë dhe, në fund, t'i lash këmbët së bashku me kyçet tri herë.
التصنيفات
Abdesi