إعدادات العرض
A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë
A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë; më të mirë për ju se shpenzimi i arit dhe argjendit dhe më të mirë për ju sesa të përballeni me armikun tuaj: t'u mëshoni në qafat e tyre dhe t'ju mëshojnë në qafat tuaja?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Përkujtimi i Allahut të Lartësuar."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Kiswahili Português دری অসমীয়া Svenska Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી नेपाली Română മലയാളം Nederlands Soomaali پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ i pyeti sahabët: A doni t'ju tregoj dhe t'ju mësoj për veprën tuaj më të mirë, më fisnike, më të frytshme, më të pastër dhe më të dëlirë tek Allahu, Sunduesi i Lartmadhëruar? Më e larta në shkallët tuaja në Xhenet? Më e mirë për ju sesa të jepni lëmoshë ari dhe argjend? Më e mirë për ju sesa t'i takoni jobesimtarët për t'i luftuar, kur ua mëshoni qafave të tyre dhe jua mëshojnë qafave tuaja? Sahabët thanë: "Po, e duam një gjë të tillë." Profeti ﷺ tha: "Dhikri - përmendja dhe përkujtimi i Allahut të Lartësuar në çdo kohë, në çdo fromë dhe gjendje."فوائد الحديث
Përmendja e vazhdueshme e Allahut të Lartësuar, në aspektin e jashtëm dhe të brendshëm (me gjuhë dhe me zemër), është një nga format më madhështore dhe më të dobishme të afrimit me Allahun e Lartësuar.
Të gjitha veprat janë ligjësuar për të përmbushur detyrën e përkujtimit të Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: "Fale namazin për të më kujtuar Mua!" (Taha, 14) Ndërkaq, Profeti ﷺ ka thënë: "Tavafi (rrotullimi) rreth Qabesë, ndërmjet Safasë e Mervasë dhe gjuajtja e guralecëve janë ligjësuar për të përkujtuar Allahun e Lartësuar." E shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
Izz ibn Abduselami në librin e tij mbi parimet e fesë ka thënë: "Ky hadith tregon se jo në të gjitha adhurimet shpërblimi merret në varësi të lodhjes, përkundrazi, Allahu i Lartësuar nganjëherë mund të shpërblejë më shumë për veprat e vogla sesa për të mëdhatë, kështu që shpërblimi merret në varësi të epërsisë së veprës në fisnikëri dhe superioritet.
Munavi ka thënë në "Fejdul Kadir": "Ky hadith interpretohet në kuptimin se dhikri ishte më i mirë për ata të cilëve u është drejtuar Profeti ﷺ në atë moment. Po t'i drejtohej një personi trim, prej të cilit do të kishte dobi Islami në luftë, atëherë vepër më e mirë për të do të ishte xhihadi (lufta në rrugë të Allahut); ose një njeriu të pasur, pasuria e të cilit u sjell dobi të varfërve, atëherë vepër më e mirë për të do të ishte sadakaja (lëmosha); ose atij që është në gjendje të kryejë haxhin, do t'i thuhej vepra më e mirë është haxhi; ose dikush që i ka dy prindërit (gjallë), do t'iu thuhej të kujdesej e t'i respektojë ata. Kështu bëhet harmonizimi midis haditheve të ndryshme."
Forma më e përkryer e dhikrit është ajo që e shpreh gjuha së bashku me meditimin e zemrës, pastaj ajo që është vetëm me zemër, siç është meditimi, e pastaj ajo që është vetëm me gjuhë, secila nga këto forma ka shërblim me lejen e Allahut të Lartësuar.
Përkushtimi i muslimanit ndaj dhikreve që lidhen me situata të ndryshme, si: dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes, hyrjes dhe daljes nga xhamia, shtëpia, tualeti etj, e bën atë një nga ata që e përmendin shpesh Allahun.
التصنيفات
Vlera e dhikrit