“Një burrë u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte shërbëtorit të vet: "Kur të shkosh te ndonjë huamarrës, toleroje, me shpresë që edhe Allahu të na tolerojë ne

“Një burrë u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte shërbëtorit të vet: "Kur të shkosh te ndonjë huamarrës, toleroje, me shpresë që edhe Allahu të na tolerojë ne

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një burrë u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte shërbëtorit të vet: "Kur të shkosh te ndonjë huamarrës, toleroje, me shpresë që edhe Allahu të na tolerojë ne." Kështu, kur e takoi Allahun, Allahu e fali.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ na tregon për një burrë që njerëzve u jepte borxh ose i shiste me pritje. Ai i thoshte shërbëtorit të vet, i cili ua kërkonte njerëzve borxhin e marrë: "Nëse shkon te ndonjë huamarrës e nuk ka asgjë për të shlyer borxhin që ka, për shkak të pamundësisë së tij, atëherë toleroje, ose duke ia shtyrë afatin dhe duke mos këmbëngulur në kërkimin e borxhit, ose duke ia pranuar atë që e ka, edhe nëse ka më pak se ajo që kërkohet." Kjo, duke shpresuar dhe dëshiruar që Allahu ta tolerojë e ta falë. E, kur vdiq, Allahu e fali dhe nuk e ndëshkoi për gjynahet e tij.

فوائد الحديث

Mirësia në raport me marrëdhëniet me njerëzit, falja e tyre dhe tolerimi i huamarrësit janë ndër arsyet më të mëdha për të shpëtuar robi në Ditën e Kiametit.

Mirësia ndaj krijesave, sinqeriteti ndaj Allahut dhe shpresa në mëshirën e Tij janë ndër arsyet e faljes së gjynaheve.

التصنيفات

Virtytet e larta