“Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”

“Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se nuk e mbulon një musliman vëllanë e tij musliman në ndonjë çështje, veçse Allahu i Lartmadhëruar do ta mbulojë në Ditën e Kiametit; sepse shpërblimi është sipas llojit të veprës. Mbulimi i Allahut ndaj tij mund të jetë duke fshehur të metat dhe mëkatet e tij, që të mos përhapen te banorët e vendtubimit (Mahsherit), dhe mund të jetë gjithashtu duke mos e marrë në llogari për to dhe duke mos ia përmendur ato.

فوائد الحديث

Është e ligjshme të mbulohet një musliman nëse bën mëkat, duke shprehur mospëlqimin, duke e këshilluar dhe duke e paralajmëruar, t'ia ketë frikën Allahut. Megjithatë, nëse ai është prej të këqinjve dhe të prishurve, që hapur bëjnë mëkate dhe shthurje, atëherë nuk duhet të mbulohet, sepse kjo do ta inkurajonte të kryente më shumë mëkate. Prandaj, çështja e tij duhet t’i referohet sundimtarit, edhe nëse përmendet, sepse ai shthurjen dhe mëkatin është duke e bërë botërisht.

Inkurajimi që të mbulohen të metat e të tjerëve.

Prej dobive të mbulimit të të metava mund të përmendim: t’i jepet mëkatarit mundësia të reflektojë mbi veprimet e tij dhe të pendohet tek Allahu, sepse shpallja e të metave dhe gabimeve është një formë e përhapjes së shthurjes, prish harmoninë shoqërore dhe i mashtron njerëzit të bien në të njëjtat mëkate.

التصنيفات

Teuhidi i emrave dhe cilësive të Allahut, Virtytet e larta