إعدادات العرض
“Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta
“Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta. Këta janë ata të cilët janë të drejtë në gjykimin e tyre, të drejtë me familjet e tyre dhe me këdo që e kanë nën përgjegjësi.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Hausa ไทย دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Malagasy тоҷикӣ Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se ata që gjykojnë me drejtësi dhe me hak mes njerëzve, të cilët i kanë nën përgjegjësinë, gjykimin e tyre dhe janë nga familja e tyre, do të ulen në karrige të larta, që janë krijuar prej dritës, si nderim për ta në Ditën e Kiametit. Këto podiume janë në të djathtë të të Gjithëmëshirshmit të Lartësuar, ndërkohë të dyja Duart e Tij janë të djathta.فوائد الحديث
Vlera dhe inkurajimi i drejtësisë.
Drejtësia është e përgjithshme dhe përfshin të gjitha përgjegjësitë dhe gjykimet midis njerëzve, madje edhe drejtësinë midis grave dhe fëmijëve, e kështu me radhë.
Sqarimi i pozitës së të drejtëve në Ditën e Kiametit.
Pozitat e besimtarëve do të dallojnë nga njëri-tjetri në Ditën e Kiametit, në bazë të veprave.
Metoda e inkurajimit është një nga metodat e thirrjes, që e inkurajon të thirrurin që të bindet.
التصنيفات
Virtytet e larta