إعدادات العرض
“Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”
“Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”
Amër ibn Shuajbi ka përcjellë nga i ati e ai nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”
[Hadith hasen] [E shënon Ebu Davudi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt Hausa Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు മലയാളം ไทย Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof Українська ქართული Moore Magyar Македонскиالشرح
Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se prindi e ka për detyrë t'i urdhërojë djemtë dhe vajzat e tij të falin namazin në moshën shtatë vjeçe dhe t'u mësojë atyre njohuritë e nevojshme për faljen e tij. E kur të arrijnë moshën dhjetë vjeçe, ai duhet ta përforcojë urdhrin e tij, duke i disiplinuar ata nëse tregojnë shkujdesje në faljen e namazit. Gjithashtu, në këtë moshë, ai duhet t'i ndajë ata në shtretër të veçantë.فوائد الحديث
Mësimi i çështjeve të fesë (në veçanti namazin) fëmijëve të vegjël, që nuk kanë arritur ende moshën e pubertetit.
Disiplinimi me rrahje të jetë për t'i edukuar e jo për t'i ndëshkuar dhe të jetë në mënyrë të përshtatshme dhe të arsyeshme.
Sheriati i ka kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes së nderit, duke mbyllur çdo rrugë që mund të shpjerë në shthurje.