إعدادات العرض
Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur
Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ më ka thënë: "Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
ar bn bs en es fa fr id ru tl tr ur zh hi ku ha pt ml te sw ta my de ja ps vi as sv cs gu yo nl ug si prs ff hu kn ky lt or ro rw sr uz mos ne wo so bg uk az ka bm tg mk el km am mg omالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na inkurajon për të bërë mirë dhe për të mos e nënvlerësuar atë, qoftë dhe e paktë. Kjo përfshin fytyrën e çelur e me buzëqeshje gjatë takimit, kështu që muslimani duhet të ketë kujdes për të, për shkak të dashamirësisë ndaj vëllait musliman dhe se e bën atë të lumtur.فوائد الحديث
Vlera e dashurisë së besimtarëve mes vete dhe buzëqeshja e gëzimi gjatë takimit.
Feja është e plotë e gjithëpërfshirëse dhe ka ardhur me çdo gjë që është e mirë për muslimanët dhe për unifikimin e fjalës së tyre.
Inkurajimi për të bërë vepra të mira, edhe nësa janë të pakta.
Është e rekomandar të futet gëzimi te muslimanët, sepse kjo ndihmon në arritjen e dashamirësisë mes tyre.
التصنيفات
Virtytet e larta