إعدادات العرض
se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”
se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Kiswahili অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ไทย Македонски తెలుగు मराठी Українська ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ پښتو Svenska Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ e bënte këtë lutje gjatë sexhdes së tij: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet", duke i fshehur ato, dhe më mbro nga pasojat e tyre përmes faljes, neglizhencës dhe mëshirës. "të gjitha", d.m.th.: ato që janë "të vogla", pra të pakta dhe të lehta, "e të mëdha", të shumta dhe të rënda; mëkate "të kaluara e të ardhme", dhe ato që janë në mes tyre; "të bëra haptas dhe ato fshehtas!”, të cilat nuk i di askush tjetër përveç Teje, o Ti i Lartësuar.فوائد الحديث
Ibn Kajimi (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Kërkimi i faljes për mëkatet e vogla dhe të mëdha, të pakta dhe të shumta, të kaluarat dhe të ardhmet, të fshehtat dhe të hapura; kjo përfshirje e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse në lutje ka për qëllim që pendimi të përfshijë si mëkatet për të cilat robi është i vetëdijshëm, ashtu edhe ato për të cilat nuk është i vetëdijshëm."
Është thënë: "Mëkatet e vogla janë paraprirë në lutje kundrejt atyre të mëdha, sepse ai që kërkon (nga Allahu) ngrihet gradualisht në kërkesën e tij, pra përparon. Dhe sepse mëkatet e mëdha shpesh burojnë nga këmbëngulja në mëkatet e vogla dhe mosvëmendja ndaj tyre, kështu që ato janë rrugë drejt mëkateve të mëdha."
Përgjërimi para Allahut të Lartësuar, duke i kërkuar falje për të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha.
Neveviu ka thënë: "Në këtë (hadith) theksohet rëndësia e lutjes dhe shtimi i fjalëve të saj, edhe nëse disa prej tyre e përfshijnë kuptimin e të tjerave."
