إعدادات العرض
një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh
një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh
Nga Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు ไทย മലയാളം Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof Українська ქართული Magyar Mooreالشرح
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) u pyet se cila nga cilësitë e Islamit është më e mira dhe ai përmendi dy cilësi. E para: Dhënia ushqim të varfërve sa më shumë. Këtu bën pjesë lëmosha, dhurata, mikëpritja dhe gostia. Vlera e dhënies së ushqimit rritet në kohën e urisë dhe ngritjes së çmimeve. E dyta: Përshëndetja me selam ndaj çdo muslimani që e njeh apo që nuk e njeh.فوائد الحديث
Dëshira e madhe e sahabëve për të njohur cilësitë që sjellin dobi në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
Përshëndetja me selam dhe dhënia e ushqimit janë nga punët më të mira në Islam, ngaqë ato kanë epërsi dhe ngaqë njerëzit kanë nevojë për to në çdo kohë.
Nëpërmjet këtyre dy cilësive arrihet bamirësia me fjalë dhe me vepër. Dhe kjo formë e bamirësisë është më e larta.
Këto cilësi lidhen me marrëdhëniet e muslimanëve midis tyre, ndërkohë që ka dhe cilësi të tjera që lidhen me marrëdhënien e njeriut me Zotin e vet.
Të filluarit e përshëndetjes me selam është specifike për muslimanët midis njëri-tjetrit, ndërsa jobesimtarët ne nuk duhet t’i përshëndesim të parët me selam.