إعدادات العرض
“Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) e pastaj vdes në këtë gjendje, vdekja e tij i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame
“Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) e pastaj vdes në këtë gjendje, vdekja e tij i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) e pastaj vdes në këtë gjendje, vdekja e tij i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame. Kush lufton nën një flamur të lajthitur, hidhërohet për shkak të fanatizmit fisnor dhe thërret në këtë fanatizëm, ose e përkrah fanatizmin, pastaj vritet në këtë gjendje, vrasja e tij i ngjan vrasjes së periudhës (së injorancës) paraislame. Kush ngrihet kundër umetit tim (të unifikuar që i janë besatuar prijësit), duke sulmuar e vrarë si të keqin ashtu dhe të mirin, duke mos e kursyer fare besimtarin dhe duke mos e mbajtur besatimin me atë (prijës) që i janë besatuar, të tillët nuk janë në mësimet dhe udhëzimin tim, si dhe mësimet e udhëzimi im s'janë me ta.”
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी 中文 বাংলা ئۇيغۇرچە Español Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands Hausa دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली Italiano or ಕನ್ನಡ Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Українська Tagalog Moore Malagasy Azərbaycan ქართული Magyarالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) për t'ia dhënë besën prijësit dhe vdes në këtë gjendje, duke refuzuar dhe duke qenë larg bindjes, vdes sikur ata të periudhës së injorancës (para se të vinte Profeti), të cilët nuk i bindeshin asnjë prijësi dhe nuk i bashkoheshin asnjë grupi të vetëm, por, përkundrazi, ishin sekte dhe banda që luftonin njëra-tjetrën. . Po ashtu Profeti ﷺ tregoi se, kushdo që lufton nën një flamur, në të cilin nuk mund të dallohet e vërteta nga e pavërteta, si dhe zemërohet nga fanatizmi për popullin ose fisin e tij, e jo për ta mbështetur fenë dhe të vërtetën, rrjedhimisht lufton nga fanatizmi e pa mprehtësi dhe dituri, nëse vritet në këtë gjendje, atëherë do të jetë vrasje si në periudhën e injorancës. Kushdo që rebelohet kundër umetit (islam) të Profetit ﷺ, e kështu i lufton të devotshmit dhe të prishurit nga umeti i tij; nuk e çan kokën se çfarë bën e nuk i frikësohet dënimit për vrasjen e besimtarëve; nuk i përmbahet besëlidhjes me jobesimtarët ose prijësit, por, përkundrazi, e thyen besëlidhjen e tyre, atëherë ky veprim është një nga mëkatet e mëdha, rrjedhimisht kushdo që e bën këtë, e meriton këtë kërcënim të rëndë.فوائد الحديث
Bindja ndaj prijësit është detyrë, përderisa nuk i bëhet mëkat Allahut të Lartmadhëruar.
Në këtë hadith ka paralajmërim të ashpër për ata që nuk i binden imamit (pijësit) dhe largohen nga muslimanët (e unifikuar në të vërtetën), kështu që, nëse vdesin në këtë gjendje, vdekja e tyre i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame.
Në këtë hadith ka ndalesë që të luftohet për fanatizëm fisnor.
Përmbushja e marrëveshjeve është detyrë.
Në bindjen (ndaj prijësit) dhe të kapurit për bashkësinë (e unifikur të muslimanëve në të vërtetën) ka shumë të mira, siguri, qetësi dhe përmirësim të gjendjes.
Është e ndaluar t'i shëmbëllejmë gjendjes së njerëzve të periudhës së injorancës.
Ka urdhër për të qëndruar bashkë me bashkësinë (e unifikuar) të muslimanëve (në të vërtetën).
التصنيفات
Ngritja kundër prijësit