إعدادات العرض
“Vdekja do të sillet në formë të një dashi laraman
“Vdekja do të sillet në formë të një dashi laraman
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vdekja do të sillet në formë të një dashi laraman dhe dikush do të thërrasë: "O banorë të Xhenetit!" Ata do t'i zgjasin kokat për të shikuar. Thirrësi pyet: "E njihni këtë?" Ata thonë: "Po, kjo është vdekja." Profeti ﷺ thotë: "Dhe, të gjithë tanimë e kanë parë." Pastaj thërret: "O banorë të Zjarrit!" Ata i zgjasin kokat për të shikuar. Ai pyet: "E njihni këtë?" Ata thonë: "Po, kjo është vdekja." Profeti ﷺ thotë: "Dhe, të gjithë tanimë e kanë parë." Në atë rast ajo theret dhe thirrësi thotë: "O banorë të Xhenetit, jetoni përjetësisht, se nuk ka më vdekje, dhe, o banorë të Zjarrit, jetoni përjetësisht, se nuk ka më vdekje!” Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ lexoi ajetin: “Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.” (Merjem, 39) Këta, që përshkruhen se janë të shkujdesur, janë njerëzit që jepen pas dynjasë.
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Oromoo Wolof Soomaali Français Azərbaycan Tagalog Українська தமிழ் bm Deutsch ქართული Português mk Magyarالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se vdekja do të sillet në Ditën e Kiametit në formën e një dashi, i cili ka (ngjyrë) të bardhë dhe të zezë. Do të bëhet thirrja: "O banorë të Xhenetit!" Ata do t'i zgjasin qafat dhe do t'i ngrenë kokat për të shikuar. Ai pyet: "A e dini këtë?" Ata thonë: "Po, kjo është vdekja." Dhe, të gjithë tanimë e shohin dhe e njohin. Pastaj thirrësi thërret: "O banorë të Xhehenemit!" Ata do t'i zgjasin qafat dhe do t'i ngrenë kokat për të shikuar. Ai pyet: "E njihni këtë?" Ata thonë: "Po, kjo është vdekja." Dhe, të gjithë tanimë e kanë parë; pastaj ajo theret. Në atë rast thirrësi thotë: "O banorë të Xhenetit, jetoni përjetësisht, se nuk ka më vdekje, dhe, o banorë të Zjarrit, jetoni përjetësisht, se nuk ka më vdekje!” E, kjo do të jetë shtim për lumturinë e besimtarëve dhe hakmarrje për t'i dënuar jobesimtarët. Pastaj Profeti ﷺ lexoi ajetin: “Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.” (Merjem, 39) Dita e Kiametit bën që të ndahen banorët e Xhenetit dhe të Zjarrit, ku secili do të hyjë në atë që ka ndjekur dhe do të qëndrojë aty përgjithmonë. Keqbërësi pendohet dhe i bie pishman përse nuk ka bërë mirë, gjithashtu ai që u tregua i mangët i bie pishman përse nuk shtoi më shumë vepra të mira.فوائد الحديث
Fundi i njeriut në botën tjetër është përjetësia në Xhenet ose në Zjarr.
Paralajmërimi i ashpër për tmerrin e Ditës së Kiametit dhe se ajo është Dita e Pikëllimit dhe Pendimit.
Sqarimi se banorët e Xhenetit do të jenë të lumtur në vazhdimësi dhe se banorët Zjarrit do të jenë të pikëlluar në vazhdimësi.