إعدادات العرض
Atij që ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
Atij që ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
Mahmud ibn Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur m të!) tregon se Othman ibn Afani deshi ta rindërtojë xhaminë, por njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë, kështu që parapëlqyen ta linte ashtu siç ishte, e ai u tha: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Atij që ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली മലയാളം తెలుగు Bosanski Italiano ಕನ್ನಡ Kurdî Oromoo Română Soomaali Српски Українська Wolof Moore Tagalog Malagasy தமிழ் Azərbaycan فارسی ქართული 中文 Magyarالشرح
Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) donte ta rindërtonte Xhaminë e Profetit ﷺ në një mënyrë më të mirë se ndërtimi i saj i parë, por njerëzit nuk e pëlqyen këtë gjë, për shkak të ndryshimit të ndërtimit të xhamisë nga mënyra e ndërtimit të saj në kohën e Profetit ﷺ. Xhamia më parë ishte e ndërtuar me baltë dhe çatia e saj ishte me degë të palmës, por Othmani deshi ta ndërtojë me gurë dhe suva. Kështu, Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u tregoi se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Atë që ndërton një xhami, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar e jo syefaqësinë e reputacionin, Allahu do ta shpërblejë me shpërblimin më të mirë nga lloji i veprës së tij, dhe ky shpërblim është se Allahu do t'i ndërtojë një të ngjashme në Xhenet."فوائد الحديث
Inkurajimi për të ndërtuar xhami dhe vlera e kësaj gjëje.
Zgjerimi dhe renovimi i xhamisë bën pjesë në vlerën e ndërtimit të saj.
Rëndësia që ka sinqeriteti për hir të Allahut të Lartësuar në të gjitha veprat.
التصنيفات
Normat që kanë të bëjnë me xhaminë