Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin

Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin."

[قال النووي: حديث حسن] [رواه الترمذي وغيره]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se nga përsosmëria e bukurive të Islamit të një muslimani dhe plotësimit të imanit të tij është largimi nga ajo që nuk i përket, që nuk ka të bëjë me të, dhe që nuk i intereson dhe nuk i sjell dobi, qofshin fjalë apo vepra, apo nga çështjet e fesë dhe dynjasë që nuk i përkasin atij. Sepse angazhimi me atë që nuk i përket njeriut, ndoshta e pengon nga ajo që i përket, ose e shtyn drejt gjërave të ndaluara e të pahijshme, për të cilat do të japë llogari në Ditën e Kiametit.

فوائد الحديث

Islami i njerëzve dallon nga njëri tek tjetri, dhe ai bëhet më i bukur me disa vepra të caktuara.

Lënia e fjalëve dhe veprave të kota dëshmon për islamin e përsosur të njeriut.

Inkurajimi për t’u marrë me atë që i përket njeriut nga çështjet e fesë dhe jetës së tij; kështu që, nëse nga përsosmëria e Islamit të njeriut është lënia e asaj që nuk i përket, atëherë nga përsosmëria e tij është edhe angazhimi me atë që i përket.

Ibën Kajjimi (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Profeti ﷺ e ka përmbledhur të gjithë devotshmërinë (ar. el Veru) në një fjali të vetme, kur ka thënë: "Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin." Kjo përfshin lënien e asaj që nuk i përket, qofshin fjalë, shikim, dëgjim, veprime me duar, ecje, mendime dhe të gjitha lëvizjet e dukshme dhe të padukshme. Kjo është një fjalë shteruese për çështjen e devotshmërisë.”

Ibën Rexhebi ka thënë: "Ky hadith është një prej parimeve themelore të edukatës.”

Inkurajimi për të kërkuar dituri, sepse me të njeriu njeh çfarë i përket dhe çfarë nuk i përket.

Urdhri për të bërë mirë dhe ndalimi nga e keqja, si dhe këshilla e sinqertë, janë gjëra që i përkasin njeriut, sepse ai është i urdhëruar që t'i bëjë ato.

Në kuptimin e përgjithshëm të hadithit përfshihet largimi nga ajo që nuk i përket njeriut, nga ato gjëra që Allahu i Lartësuar i ka ndaluar, dhe ato që Profeti ﷺ i ka urryer, si dhe nga ato çështje të botës tjetër që nuk i nevojiten besimtarit, si: forma reale e gjërave të fshehta (të gajbit) dhe detajet e urtësive të krijimit dhe urdhrit hyjnor. Këtu përfshihen edhe pyetjet dhe kërkimet mbi çështjet imagjinare ose të supozuara që nuk kanë ndodhur ose që pothuajse nuk ndodhin ndonjëherë ose që është e paimagjinueshme se do të ndodhin ndonjëherë.

التصنيفات

Vetitë e këqija