إعدادات العرض
“Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”
“Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”
Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”
الترجمة
العربية অসমীয়া Bahasa Indonesia Kiswahili اردو Tagalog Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands සිංහල Hausa پښتو नेपाली Кыргызча മലയാളം English Svenska Română Kurdî Bosanski हिन्दी فارسی తెలుగు ქართული Moore Српски Magyar Português Македонски Čeština Русский Українська አማርኛ Azərbaycan Malagasy Kinyarwanda Wolof ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Türkçe বাংলা ភាសាខ្មែរ Lietuvių ಕನ್ನಡ Oromoo Deutschالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e bëri të qartë se ndërmjet çdo ezani e ikameti ka namazi vullnetar dhe këtë e përsëriti tri herë. Herën e tretë tha se kjo është e rekomanduar për këdo që dëshiron të falet.فوائد الحديث
Është e rekomanduar të falet namaz ndërmjet ezanit dhe ikametit.
Ishte udhëzim i Profetit ﷺ që (ndonjëherë) ta përsëriste fjalën tri herë. Kjo, për t'ia bërë të mundshme dëgjuesit ta dëgjojë dhe për ta shpërfaqur rëndësinë e asaj që po e thotë.
Me frazën "dy ezane" është për qëllim ezani dhe ikameti. Kështu përdoret në gjuhën arabe. Sikur dy hënat, që janë për qëllim Dielli dhe Hëna dhe dy Omerët, që janë për qëllim Ebu Bekri dhe Omeri.
Ezani është lajmërim për hyrjen e kohës së namazit, kurse ikameti është lajmërim për kohën e kryerjes së namazit.
