إعدادات العرض
“Kur dikush i thotë vëllait të vet: “O qafir (jobesimtar), atëherë njëri prej tyre është meritor për atë epitet. Nëse është siç pretendon, e ka merituar atë, e, nëse jo, atëherë i kthehet vetë atij (thënësit).”
“Kur dikush i thotë vëllait të vet: “O qafir (jobesimtar), atëherë njëri prej tyre është meritor për atë epitet. Nëse është siç pretendon, e ka merituar atë, e, nëse jo, atëherë i kthehet vetë atij (thënësit).”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush i thotë vëllait të vet: “O qafir (jobesimtar), atëherë njëri prej tyre është meritor për atë epitet. Nëse është siç pretendon, e ka merituar atë, e, nëse jo, atëherë i kthehet vetë atij (thënësit).”
[Sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية Tiếng Việt অসমীয়া Indonesia Nederlands Kiswahili English Hausa ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Română Русский Português ไทย Bosanski తెలుగు मराठी دری Türkçe አማርኛ বাংলা Kurdî Malagasy Македонски Українська Tagalog ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ پښتو Svenska Wolof Moore മലയാളം हिन्दी ಕನ್ನಡ தமிழ் 中文 Српски မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër asaj që një musliman t’i thotë vëllait të tij musliman: “O qafir (jobesimtar)!” Me shqiptimin e kësaj fjale të kufrit, njëri prej tyre e meriton atë: nëse i adresuari është ashtu siç u tha, atëherë ajo i bie atij; e nëse nuk është, atëherë akuza për kufër kthehet te ai që e ka thënë.فوائد الحديث
Ndalimi dhe qortimi i muslimanit që t’i thotë vëllait të tij musliman cilësi të shthurjes (fiskut) dhe kufrit, që ai nuk i posedon.
Ky hadith tërheq vërejtjen nga kjo fjalë e keqe, sepse ai që e shqipton është në rrezik të madh kur ia thotë vëllait të tij. Prandaj, njeriu duhet ta ruajë gjuhën e tij dhe të flasë vetëm me dituri të sigurt.
