“Në Ditën e Kiametit, Allahu i Lartësuar do t'i thotë të dënuarit me dënimin më të lehtë në Zjarr: "Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?" - Po, - përgjigjet ai

“Në Ditën e Kiametit, Allahu i Lartësuar do t'i thotë të dënuarit me dënimin më të lehtë në Zjarr: "Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?" - Po, - përgjigjet ai

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, Allahu i Lartësuar do t'i thotë të dënuarit me dënimin më të lehtë në Zjarr: "Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?" - Po, - përgjigjet ai. Allahu ia kthen: "Teksa ishe në palcën e Ademit, të kërkova diçka edhe më të lehtë se kjo: të mos më bëje ortak (shirk). Por, ti nuk doje ndryshe, përveçse të më bëje ortak.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartësuar do t'i thotë njeriut me dënimin më të lehtë në Zjarr, pasi të hyjë në të: "Sikur ta posedoje këtë botë dhe gjithçka që gjendet në të, a ta flijoje për të shpëtuar nga ky dënim?!" - Po, - do të thotë. E Allahu do t'i thotë: "Unë të kërkova dhe të urdhërova diçka më të lehtë se kaq, kur besëlidhja u mor prej teje, kur ishe në palcën e Ademit, që të mos më bësh ortak asgjë (në adhurim), por ti refuzove, kur të nxora në këtë botë, veçse të më bësh ortak (shirk)."

فوائد الحديث

Vlera e teuhidit dhe se ai është i lehtë për t'u praktikuar.

Rreziku i shirkut dhe fundi i tij i pështirë.

Allahu e mori besëlidhjen nga bijtë e Ademit teksa ata ishin në kurrizin e babait të tyre Ademit, që të mos i shoqërojnë Atij asgjë (në adhurim).

Paralajmërim kundër shirkut (idhujtarisë) dhe se e gjithë kjo botë nuk do t'i bëjë dobi jobesimtarit asgjë në Ditën e Kiametit.

التصنيفات

Teuhidi uluhije