se një burrë mori abdes dhe e la një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e pa dhe i tha: "Kthehu dhe merr abdes mirë!" Ai e përmirësoi abdesin dhe pastaj u fal

se një burrë mori abdes dhe e la një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e pa dhe i tha: "Kthehu dhe merr abdes mirë!" Ai e përmirësoi abdesin dhe pastaj u fal

Nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë që Umer ibn Hatabi i ka treguar se një burrë mori abdes dhe e la një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e pa dhe i tha: "Kthehu dhe merr abdes mirë!" Ai e përmirësoi abdesin dhe pastaj u fal.

[Ky hadith është sahih përmes transmetimeve të tjera përforcuese] [E shënon Muslimi]

الشرح

Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) pa një burrë, i cili e kishte mbaruar marrjen e abdesit, por kishte lënë një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë gjatë abdesit. Ai i tha atij duke ia bërë me shenjë nga pjesa e palarë: "Kthehu dhe merr abdes mirë, duke e plotësuar atë dhe duke i dhënë çdo gjymtyre hisen e ujit që i takon." Burri u kthye, e plotësoi abdesin, pastaj u fal.

فوائد الحديث

Obligimi i nxitimit në urdhërimin për mirë dhe këshillimin e të paditurit dhe të pavëmendshmit, sidomos kur mangësia e tij bëhet shkak për prishjen e adhurimit.

Obligimi i larjes me ujë të të gjitha gjymtyrëve të abdesit dhe se nëse dikush lë një pjesë të një gjymtyre pa e larë, qoftë dhe pak, abdesi i tij nuk është i saktë dhe ai duhet ta përsërisë atë nga fillimi, nëse distanca kohore është e gjatë.

Ligjshmëria e përsosjes së abdesit, duke e plotësuar dhe përkryer atë sipas mënyrës së urdhëruar nga sheriati.

Këmbët janë pjesë e gjymtyrëve të abdesit dhe nuk mjafton fërkimi i tyre me dorë të lagur, por duhet të lahen patjetër.

Gjymtyrët e abdesit duhet të lahen njëra pas tjetrës, duke mos u vonuar aq sa të thahet gjymtyra paraprake.

Padija dhe harresa nuk e shfuqizojnë obligimin. Ato shfuqizojnë vetëm mëkatin. Ngase Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) nuk e shfuqizoi obligimin nga ky burrë, i cili nuk e kishte përkryer abdesin e tij për shkak të padijes, por e urdhëroi ta përsëriste atë.

التصنيفات

Shtyllat e abdesit