Rri aq kohë sa të mbanin menstruacionet dhe pastaj lahu!

Rri aq kohë sa të mbanin menstruacionet dhe pastaj lahu!

Nga Aishja nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Umu Habibja, e bija e Xhahshit, e cila ishte në kurorën e Abdurrahman ibn Aufit, iu ankua Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për rrjedhjen e gjakut. Ai i tha:"Rri aq kohë sa të mbanin menstruacionet dhe pastaj lahu!"

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Një sahabije iu ankua Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për rrjedhjen e vazhdueshme të gjakut dhe ai e urdhëroi të mos falej për aq kohë sa zgjasnin menstruacionet e saj para se të shfaqej kjo situatë e re dhe më pas të lahej dhe të falej. Ajo lahej në mënyrë vullnetare për çdo namaz.

فوائد الحديث

Istihadah quhet gjaku që rrjedh nga organi gjenital i gruas pas periudhës së ciklit të zakonshëm menstrual.

Gruaja e cila vuan nga istihadja duhet ta konsiderojë veten e saj me menstruacione në ditët që i vinin menstruacionet, para se të shfaqej gjaku i istihades.

Pasi të mbarojnë ditët e ciklit të saj të vërtetë, ajo konsiderohet e pastruar nga menstruacionet edhe pse rrjedhja e gjakut të istihadas vazhdon. Kësisoj ajo duhet të lahet me mbarimin e ditëve të menstruacioneve.

Gruaja që vuan nga istihadja nuk e ka për detyrë të lahet për çdo namaz. Sahabija e cekur në këtë hadith lahej me dëshirën e saj dhe jo me tekst nga sheriati. Nëse një gjë e tillë do të ishte e detyrueshme, atëherë Pejgmaberi (paqja qoftë mbi të!) do t'i kishte treguar asaj.

Gruaja që vuan nga istihadja duhet të marrë abdes për çdo namaz, sepse papastërtia e saj është e vazhdueshme dhe e pandërprerë. Njësoj si ajo duhet të veprojnë edhe ata që kanë papastërti të tjera të përhershme, si ai që vuan nga rrjedhja e vazhdueshme e urinës apo nga dalja e vazhdueshme e gazrave.

Pyetja e njerëzve të ditur për çështjet e paqarta të fesë, ashtu siç u ankua kjo grua dhe e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) për gjakun e shpeshtë që i rridhte.

التصنيفات

Të përmuajshmet, lehonia dhe çrregullimet (istihada)