Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore

Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i tregoi Profetit ﷺ në mënyrë të çuditshme se, kur ishte në Abisini, kishte parë një kishë, të cilën e quanin Maria, ku kishte piktura (frymorësh), dekorime dhe portrete. Profeti ﷺ sqaroi shkaqet e vendosjes së këtyre pikturave, e në atë rast tha: "Ata njerëz që po i përmend, kur u vdes ndonjë burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore, ku falen dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla." Si dhe sqaroi se ai që e bën këtë është krijesa më e keqe tek Allahu i Lartësuar, sepse veprimi i tij shpie në shirk (idhujtari).

فوائد الحديث

Ndalimi i ndërtimit të xhamive mbi varre, falja e namazit tek ato ose varrosja e të vdekurve në xhami; duke ia mbyllur kështu shtigjet shirkut (idhujtarisë).

Ndërtimi i xhamive mbi varre dhe vendosja e pikturave (me imazhe frymorësh) në to është vepër e hebrenjve dhe e të krishterëve dhe kushdo që e bën këtë u shëmbëllen atyre.

Ndalimi i vendosjes së pikturave me qenie të gjalla.

Kushdo që ndërton një xhami mbi një varr dhe vizaton brenda saj piktura (frymorësh), ai është ndër krijesat më të këqija tek Allahu i Lartësuar.

Mbrojtja që feja ua bën aspekteve të teuhidit (monoteizmit) është mbrojtje e plotë, ngaqë i mbylli të gjitha rrugët që mund të çojnë në shirk (idhujtari).

Ndalimi i teprimit në raport me njerëzit e devotshëm, sepse është shkak për të rënë në shirk (idhujtari).

التصنيفات

Teuhidi uluhije, Normat që kanë të bëjnë me xhaminë