“Safat më të mirë të burrave janë të parët, ndërsa më të këqijtë janë të fundit. Ndërkaq, safat më të mirë të grave janë të fundit, ndërsa më të këqijtë janë të parët.”

“Safat më të mirë të burrave janë të parët, ndërsa më të këqijtë janë të fundit. Ndërkaq, safat më të mirë të grave janë të fundit, ndërsa më të këqijtë janë të parët.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Safat më të mirë të burrave janë të parët, ndërsa më të këqijtë janë të fundit. Ndërkaq, safat më të mirë të grave janë të fundit, ndërsa më të këqijtë janë të parët.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se safat (rreshtat) më të mirë për burrat në namaz, më të shpërblyerit dhe më me vlerë janë të parët, për shkak të afërsisë së tyre me imamin, dëgjimit të leximit të tij dhe largësisë së tyre nga gratë. Ndërkaq, safat më të këqij, më të pashpërblyeshëm dhe më me pak vlerë e më së largu nga ajo që kërkohet fetarisht janë të fundit. Safat më të mirë për femrat janë të fundit, sepse janë më të fshehtë për to dhe më larg nga përzierja me burrat, shikimi i tyre dhe sprovimi me ta, ndërsa më të këqijtë janë të parët, për shkak të afërsisë me burrat dhe ekspozimit ndaj fitneve (sprovave).

فوائد الحديث

Inkurajimi i burrave që të shpejtojnë për të kryer adhurime dhe t'i zënë safat e parë në namaz.

Lejohet që gratë të falen në xhami me burrat në safa të ndarë, por duke u ruajtur dhe duke qenë të përulura.

Kur mblidhen gratë në xhami, ato i formojnë safat, si safat e burrave dhe nuk ndahen. Përkundrazi, ato duhet të rreshtohen në saf e t'i mbushin boshllëqet, si në safat e burrave.

Sqarimi që feja i kushton inkurajimit për të qëndruar gratë larg burrave, madje edhe në vendet e adhurimit.

Njerëzit dallojnë në vlera në varësi të verpave të tyre.

Neveviu ka thënë: "Sa u përket safave të burrave, ata janë në mënyrë të përgjithshëm (siç janë përmendur në hadith); më të mirët gjithmonë janë të parët, sikundërqë më të këqijtë gjithmonë janë të fundit. Sa u përket safave të grave, ajo që nënkuptohet në hadith janë safat e grave që falen me burrat. Por, nëse falen veçmas dhe jo me burrat, atëherë ato janë si burrat (në raport me safat): safat e parë janë më të mirët dhe safat e fundit janë më të këqijtë."

Neveviu ka thënë: "Safi (rreshti) i parë i lavdëruar, për të cilin kanë ardhur hadithe që tregojnë vlerën e tij dhe nxisin për të është safi që vjen pas imamit, pa marrë parasysh namazliu a ka ardhur herët a me vonesë dhe pa marrë parasysh nëse mes tij ndodhet ndonjë pengesë si një shtyllë ose diçka e ngjashme."

التصنيفات

Vlera e namazit me xhemat dhe normat që kanë të bëjnë me të