إعدادات العرض
“Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”
“Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”
Abdurrahman ibn Ebu Lejla tregon: "Njëherë, teksa ishim te Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ai kërkoi ujë për të pirë. Një zjarrputist i dha një enë për të pirë. Posa ia vuri sapllakun në dorë, Hudhejfja e gjuajti me të dhe tha: "Sikur të mos ia kisha ndaluar këtë gjë më shumë se një a dy herë!" (Disi deshi të thoshte se, nuk do ta gjuaja me të po të mos ia kisha ndaluar një apo dy herë, por në fakt, ia kam ndaluar më shumë se një apo dy herë!). E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî മലയാളം Kiswahili සිංහල دری Svenska অসমীয়া Tiếng Việt Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી नेपाली Română Nederlands Soomaali پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore Lietuvių ქართული Українська Čeština Magyar Македонски Azərbaycan Wolof አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ O‘zbek ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e ka ndaluar që burrat të veshin mëndafsh, dhe këtu përfshihen të gjitha llojet e tij. Gjithashu ai i ka ndaluar meshkujt dhe femrat të hanë e të pinë në enët e arit dhe argjendit. Ai ka treguar se ato janë ekskluzive për besimtarët në Ditën e Kiametit, ngaqë nuk i përdorën ato në këtë botë në shenjë nënshtrimi ndaj Allahut. E, sa u përket jobesimtarëve, ata nuk do të kenë gjëra të tilla në ahiret, sepse të mirat e tyre i përshpejtuan në jetën e kësaj bote duke i përdorur dhe duke e kundërshtuar urdhrin e Allahut.فوائد الحديث
Veshja e mëndafshit dhe e veshjeve të tjera të përziera me mendafsh janë të ndaluara të vishen për meshkujt dhe në lidhje me këtë ceket kërcënim i rëndë për atë që i vesh.
Lejohet që gratë të veshin mëndafsh dhe veshje të tjera të përziera me mëndafsh.
Ndalohet ngrënia dhe pija në enët e arit dhe argjendit për meshkujt dhe femrat.
Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u tregua i ashpër në formën e qortimit dhe këtë gjë e arsyetoi me faktin se e kishte ndaluar më shumë se një herë nga përdorimi i enëve prej ari dhe argjendi, por ai nuk ia vuri veshin.
التصنيفات
Rregullat e veshmbathjes