إعدادات العرض
Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare)
Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare)
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare): dy rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij, dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para farzit të sabahut. Gjatë kësaj kohe nuk hynim te Profeti ﷺ (në shtëpinë e tij). Hafsa më tregoi se, kur myezini e thërriste ezanin dhe hynte sabahu, i falte dy rekate. Në një transmetim qëndron: "Profeti ﷺ i falte dy rekate pas xhumasë."
[Ky hadith është sahih] [Të gjitha transmetimet janë muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili සිංහල Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Tiếng Việt ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or नेपाली Malagasy Kinyarwanda Română తెలుగు Lietuvių Oromoo മലയാളം Nederlands Soomaali Српски Українська Deutsch ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyar မြန်မာ mr தமிழ்الشرح
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) sqaron se prej namazeve vullnetare që i ka mbajtur në mend nga Profeti ﷺ janë dhjetë, të cilat quhen sunetet e rregullta ditore (ar. es-sunen er-ravatib). Dy rekate para dreksës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij dhe dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para namazit të sahabut. Kështu, bëjnë dhjetë rekate. Sa i përket namazit të xhumasë, Profeti ﷺ i falte dy rekate pas tij.فوائد الحديث
Është e pëlqyeshme që këto sunete të rregullta ditore të falen në vazhdimësi.
Është e ligjshme që sunetet të falen në shtëpi.